Ndërlidhjet

Nike ende nuk e di se çfarë do të bëjë me reklamat e Pistorius


Foto nga gjykimi i sportistit jug-afrikan Oscar Pistorius
Foto nga gjykimi i sportistit jug-afrikan Oscar Pistorius
Kompania e veshëmbathjeve sportive, Nike, nuk ka ndonjë plan se çfarë do të bëjë me spotet publicitare në të cilat paraqitet sportisti olimpik Oscar Pistorius.

Nike ka shqyrtuar lidhur me fushtatat reklamuese ku paraqitet sportisti Pistorius, pasi që ylli i sportit të Afrikës së Jugut është ngarkuar me akuzën për vrasjen e të dashurës së tij.

Zëdhënësi i Nike Inc, KeJuan Wilkins ka konfirmuar për Associated Press, planet e kompanisë së atleteve. Ai ka refuzuar të tregoj nëse kjo kompani ka pasur plane të më hershme për Pistorius dhe se a do t’i ndërpres ato pas gjykimit të sportistit.

Pistoirus, është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, modeles jug-afrikane Reeva Steenkamp, është gjetur e vdekur në shtëpinë e atletit të enjten në Pretoria.

Në vitin 2012, Pistorius bëri histori si personi i parë më këmbë të amputuara, që konkurroi në Lojërat Olimpike, edhe pse nuk fitoi ndojë medalje.
XS
SM
MD
LG