Ndërlidhjet

Rusia dërgon ndihma në Siri, merr qytetarët e vet


Foto e qytetarëve rus të cilë u larguan nga Siria gjatë muajit janar me ndihmen e disa aeroplanëve

Foto e qytetarëve rus të cilë u larguan nga Siria gjatë muajit janar me ndihmen e disa aeroplanëve

Ministria për Situata Emergjente e Rusisë, ka dërguar në Siri dy aeroplanë të mëdhenj me ndihma humanitare.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Irina Rossius tha se, këta aeroplanë do të kenë mundësi që të marrin mbrapa qytetarët rusë që janë në Siri. Ajo tha se aeroplanët janë nisur të martën me nga 46 tonelata ndihma, duke përfshirë tenda, gjeneratorë elektrik dhe ushqim.

Aeroplanët pritet të aterojnë në Latakia, në bregun sirian të Mesdheut, dhe të fluturojnë pasdite më qytetarët rusë të cilët dëshirojnë ta lënë Sirinë.

Rusia gjatë muajit janar pati dërguar dy aeroplanë në Bejrut, për të tërhequr 77 qytetarë rus, shumica gra dhe fëmijë.
XS
SM
MD
LG