Ndërlidhjet

SHBA heton vdekjen e fëmijës rus


Max Shatto

Max Shatto

Autoritetet amerikane janë duke hetuar vdekjen e një fëmije trevjeçar, të birësuar në Rusi nga një familje e Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët në Moskë kanë thënë se djali, i identifikuar në SHBA si Max Shatto dhe i njohur në Rusi si Maksim Kuzmin, është vrarë nga nëna e tij birësuese në Teksas, më 21 janar.

Ombudspersoni për të drejtat e fëmijëve në Rusi, Pavel Astakhov, ka thënë se nëna birësuese ka rrahur fëmijën dhe e ka ushqyer me një lloj droge.

Shërbimi për Mbrojtjen e Fëmijëve në Teksas ka thënë se autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse akuzat janë të vërteta.

Autoritetet e Teksasit thonë se janë duke pritur për rezultatet e autopsisë.

Babai i fëmijës nuk ka pranuar të bëjë komente.

Në dhjetorin e kaluar, Rusia ka miratuar një ligj kontrovers, i cili u ndalon shtetasve amerikanë të birësojnë fëmijët rusë.
XS
SM
MD
LG