Ndërlidhjet

Daçiq takon Ashtonin


Ashton & Daçiq - foto arkivi

Ashton & Daçiq - foto arkivi

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka nisur takimin me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Biseda me Ashtonin i paraprin drekës së punës me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, raportojnë mediat serbe.

Ky do të jetë raundi i pestë i bisedimeve Thaçi-Daçiq në Bruksel, në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Thaçi ka takuar mbrëmë në ndërtesën e BE-së të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Philip Ricker, ndërsa, paraditen e sotme, presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrosos, dhe kreun e Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy.

Pas bisedimeve me Thaçin, Barroso u është bashkuar zyrtarëve të tjerë evropianë me deklaratën se “kjo është një javë e rëndësishme për dialogun Prishtinë-Beograd”.

Në këtë raund, që është paraparë të vazhdojë edhe nesër, pritet të diskutohet për çështjen e veriut të Kosovës.
XS
SM
MD
LG