Ndërlidhjet

logo-print

Vidhen diamante në aeroportin e Brukselit


Ilustrim

Ilustrim

Banda të armatosura kanë vjedhur diamante në vlerë prej 50 milionë dollarësh në aeroportin e Brukselit.

Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se furgoni për transportimin e mallrave me vlerë është sulmuar nga grabitës të pajisur me armë automatike, teksa rojet kanë ngarkuar gurët e çmuar.

Vjedhja është realizuar brenda pak minutave dhe nuk është dëgjuar asnjë e shtënë.

Diamantet ishin drejtuar për në Zvicër.

Sipas autoriteteve të aeroportit, grabitësit kanë hyrë në pistë në bordin e dy makinave, pasi kanë shkatërruar një derë sigurie.
XS
SM
MD
LG