Ndërlidhjet

logo-print

Nis takimi Thaçi-Daçiq


Bruksel (foto arkivi)

Bruksel (foto arkivi)

Në Bruksel ka nisur takimi i kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Ky është raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ai pason takimet e ndara të Thaçit dhe të Daçiqit me baroneshën Ashton.

Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë çështja e veriut të Kosovës dhe e strukturave paralele të Serbisë atje.

Ky raund i bisedimeve është paralajmëruar se mund të vazhdojë edhe nesër.

Bashkimi Evropian ka thënë se rezultatet e këtij dialogu janë kyçe për avancimin e Kosovës dhe të Serbisë në rrugën evropiane.
XS
SM
MD
LG