Ndërlidhjet

Amos: Situata në Siri “shkatërruese”


Komisionarja për çështje humanitare e OKB-së, Valerie Amos.

Komisionarja për çështje humanitare e OKB-së, Valerie Amos.

Mbi katër milionë njerëz brenda Sirisë kanë nevoja të jashtëzakonshme për ndihma, ka thënë sot komisionarja për çështje humanitare e OKB-së, Valerie Amos.

Grafiku i publikuar nga zyra e saj ka treguar se nevojat për ndihma humanitare janë rritur dukshëm nga marsi i vitit të kaluar, kur kanë qenë rreth 1 milion njerëz të listuar.

Situata në Siri është shkatërruese, ka thënë Amos.

Vërejtjet e saj vijnë në të njëjtën ditë kur Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se numri i njerëzve që kanë braktisur Sirinë, ka arritur në 850,000.

Vetëm një vit më parë, OKB-ja ka thënë se bëhet fjalë për 33,000 refugjatë sirianë, të cilët janë larguar nga konflikti ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.

Konflikti ka nisur në mars të vitit 2011 dhe, po sipas OKB-së, rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.
XS
SM
MD
LG