Ndërlidhjet

Koreja e Veriut kërcënon Jugun me shkatërrim


Flamuri i Koresë së Jugut (foto ilustruese)
Flamuri i Koresë së Jugut (foto ilustruese)
Koreja e Veriut ka kërcënuar Korenë e Jugut me “shkatërrim final” gjatë Konferencës për Çarmatosje në Kombet e Bashkuara.

“Sjellja e gabuar e Koresë së Jugut mund t’i paraprijë shkatërrimit të saj final”, ka thënë diplomati verikorean, Jon Yong Riong, transmeton Reuters.

Komentet e tij janë kritikuar menjëherë nga vendet e tjera, përfshirë ambasadoren e Britanisë, Joanne Adamson, e cila ka thënë se një gjuhë e tillë “është krejtësisht e papranueshme”.

Koreja e Veriut, javën e kaluar, ka kryer provën e tretë bërthamore, me gjithë kundërshtimet e vendeve të Perëndimit. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Korenë e Jugut, ka dënuar ashpër provën.

Duke mos iu referuar testit bërthamor, Jon ka thënë se Koreja e Veriut së fundmi ka ndërmarrë “një hap të vendosur për vetëmbrojtje, kundër agresorit të huaj”.
XS
SM
MD
LG