Ndërlidhjet

Kapen të dyshuarit për sulmin në Kueta


Protestat e shiitëve kundër dhunë sektare në Pakistan.

Protestat e shiitëve kundër dhunë sektare në Pakistan.

Forcat pakistaneze kanë vrarë katër anëtarë të një grupi të ndaluar dhe kanë arrestuar shtatë të tjerë, në lidhje me sulmin vdekjeprurës që ka ndodhur të shtunën në Kueta.

Zyrtarë të provincës Baluçsitan kanë thënë se ta vrarët kanë qenë “vrasës të profilit të lartë".

Zyra e kryeministrit pakistanez po ashtu ka urdhëruar një operacion, për eliminimin e, siç është thënë, të gjithë atyre që luajnë me jetët e civilëve të pafajshëm.

Sulmi i fundjavës në Keuta të provincës Baluçistan ka vrarë 89 njerëz, shumica nga ta shiitë.

Familjet kanë refuzuar të varrosin viktimat e këtij sulmi derisa “të ndërmerren hapa kundër dhunës”.

Një tjetër sulm në Kueta, në muajin janar, ka vrarë 86 persona, shumica nga ta po ashtu shiitë.
XS
SM
MD
LG