Ndërlidhjet

Vuçiq: E domosdoshme mbrojtja e serbëve në Kosovë


Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në Beograd komandantin e Forcave të Armatosura të SHBA-së, James Stavridis.

“Në takim janë shkëmbyer mendime për situatën aktuale në rajon, në Kosovë, për modalitetet e angazhimet të KFOR-it në periudhën e ardhshme, si dhe për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme serbe, raportojnë mediat në Beograd.

Sipas burimeve të njëjta, Vuçiq ka theksuar “domosdoshmërinë e mbrojtjes së banorëve serbë në Kosovë”, si dhe ka falënderuar Stavridisin për angazhimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në mbrojtjen e Patrikanës së Pejës dhe të Manastirit të Deçanit.
XS
SM
MD
LG