Ndërlidhjet

Viktima të reja në Siri


Alepo, 19 shkurt 2013.

Alepo, 19 shkurt 2013.

Aktivistët në Siri thonë se të paktën 19 njerëz kanë humbur jetën, kur një raketë ka goditur qytetin verior të Alepos.

Sipas burimeve të njëjta, në mesin e të vrarëve janë gjashtë fëmijë dhe tri gra.

Agjencia Reuters citon dëshmitarët të kenë thënë se raketa ka shembur tri ndërtesa.

Aktivistët sirianë, ndërkaq, thonë se pjesët e raketës së hedhur tregojnë se ajo ka qenë e llojit Scud.

Në dhjetorin e kaluar, NATO-ja ka raportuar se forcat e Qeverisë së Sirisë kanë përdorur raketa Scud në zonat e kontrolluara nga rebelët, në veri të vendit.

Konflikti në Siri ka nisur në mars të vitit 2011. Kryengritësit, që bëjnë thirrje për reforma demokratike, janë shtypur dhunshëm nga forcat e regjimit.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.
XS
SM
MD
LG