Ndërlidhjet

Shiitët i japin fund protestës në Kueta


Kueta
Kueta
Shiitët në veriperëndim të Pakistanit kanë vendosur të përfundojnë protestat, pasi qeveria ka nisur operacionin kundër militantëve, përgjegjës për sulmin vdekjeprurës të 16 shkurtit në Kueta.

Marrëveshja për t’iu dhënë fund protestave është arritur në bisedimet e liderëve shiitë në Kueta me një delegacion të qeverisë.

Në sulmin e së shtunës kanë humbur jetën 89 njerëz. Familjet kanë refuzuar të varrosin viktimat derisa qeveria nuk ndërmerr operacione kundër militantëve.

Përfaqësuesit shiitë kanë thënë se viktimat tani do të varrosen.

Lexoni edhe këtu.
XS
SM
MD
LG