Ndërlidhjet

Thaçi takoi komisionarin Fuele


Bruksel, 19 shkurt 2013.
Bruksel, 19 shkurt 2013.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është takuar me komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fuele.

Sipas njoftimit për media, Thaçi ka thënë se në pesë vjetët e pavarësisë, Kosova ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret afatshkurtra nga Studimi i Fizibilitetit dhe se po vazhdon punën për të arritur një Marrëveshje për Stabilizim dhe Associim me BE-në.

“Lëvizja e lirë pa viza është çështje e një dimensioni njerëzor dhe nuk duhet lejuar krijimin e një vrime të zezë në Ballkan. Kosovarët meritojnë shansin e tyre dhe duhet të gëzojnë një trajtim të drejtë dhe të ngjashëm me fqinjët e tyre dhe nuk duhet paguar për dështimet e tjerëve”, ka thënë Thaçi.

Fuele, nga ana tjetër, ka thënë se institucionet e Kosovës do ta kenë gjithë përkrahjen e duhur në procesin e integrimit evropian të Kosovës.
XS
SM
MD
LG