Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një ushtar francez në Mali


Mali

Mali

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka bërë të ditur për vrasjen e një ushtari francez, gjatë luftimeve me militantët islamikë në Mali.

Vdekja e ushtarit çon në dy numrin e trupave të vrara franceze, që nga ndërhyrja e Francës në vendin afrikan, më 11 janar.

Operacioni i ushtrisë franceze ka për qëllim të dëbojë militantët islamikë nga pjesa veriore e Malit.

Ministria franceze e Mbrojtjes ka bërë të ditur se mbi 20 militantë janë vrarë gjatë luftimeve të së martës.
XS
SM
MD
LG