Ndërlidhjet

Kerry viziton Evropën, Turqinë, Egjiptin...


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të udhëtojë në katër vende të Evropës perëndimore, ashtu si edhe në Turqi, Egjipt dhe në Gji, nga data 24 shkurt deri më 6 mars.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Kerryt në pozitën e kryediplomatit amerikan.

Kerry do të vizitojë Londrën, Berlinin, Parisin dhe Romën, ashtu si edhe Ankaranë, Kajron, Riadin, Abu Dabin dhe Dohan, ka bërë të ditur zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

Kerry është betuar në postin e sekretarit të shtetit më 1 shkurt, duke pasuar Hillary Clintonin.
XS
SM
MD
LG