Ndërlidhjet

Opozitari armen këmbëngul se është “president”


Kreu i opozitës armene, Raffi Hovannisian.

Kreu i opozitës armene, Raffi Hovannisian.

Kreu i opozitës armene, Raffi Hovannisian, këmbëngul se është fitues legjitim i zgjedhjeve presidenciale në Armeni, duke hedhur poshtë rezultatet zyrtare, të cilat kanë shpallur fitues presidentin Serzh Sarkisian.

Hovannisian u ka thënë mijëra mbështetësve në Jerevan se i jep kohë Sarkisianit deri të mërkurën, që ta takojë atë dhe “të transferojë pushtetin te populli armen”.

Ai nuk ka thënë se çfarë do të ndërmarrë, nëse presidenti në detyrë refuzon kërkesat e tij.

Megjithatë, Hovannisian ka thënë se do të shfrytëzojë “të gjitha metodat kushtetuese” për të anuluar rezultatet e votimeve.

Sipas rezultateve zyrtare, Sarkisian është rizgjedhur të hënën për mandatin e dytë presidencial me 58.6 për qind të votave.

Hovannisian ka qenë rivali i tij më i afërt, duke fituar 36.8 për qind të votave.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se zgjedhjet kanë shënuar përparim nga ato paraprake.
XS
SM
MD
LG