Ndërlidhjet

Allen nuk pranon komandën e NATO-s


Gjenerali John Allen

Gjenerali John Allen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë të martën se gjenerali John Allen do të pensionohet dhe, rrjedhimisht, nuk do të marrë detyrën e komandantit suprem të NATO-s.

Në një deklaratë të shkruar, Obama ka thënë se “Allen do që të kujdeset për familjen e tij, pas një turneu 19-mujor në Afgansitan”.

Së fundmi, ka pasur edhe spekulime se Allen nuk do të pranojë ofertën e Obamës për pozitën e lartë në NATO.

Allen është kthyer nga detyra e komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan dhe ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur në lidhje me karrierën e tij.

Në muajin janar, hetuesit e Pentagonit kanë liruar Allenin nga akuzat për dërgimin e email-eve “të papërshtatshme” një femre.
XS
SM
MD
LG