Ndërlidhjet

SHBA/Kinë: Akuza për sulme kibernetike


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shkëmbyer akuza ndërmjet vete, pas një valë sulmesh kibernetike, të cilat kanë goditur agjencitë qeveritare të SHBA-së, organizatat e mediave dhe firmat private.

“Ne kemi ngritur vazhdimisht shqetësimet tona në nivelet më të larta, rreth sulmeve kibernetike. Do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë, sepse kjo është një sfidë shumë e rëndësishme”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Ministria e Jashtme e Kinës ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje të qeverisë në sulme, duke thënë se janë “të pabaza”.

Ministria ka thënë se Kina ka qenë vetë viktimë e sulmeve të hakerëve dhe, sipas saj, shumica e tyre e kanë pasur origjinën në Shtetet e Bashkuara.

Akuzat pasojnë njoftimin e kompanisë elektronike Apple, se është sulmuar nga hakerët. Apple ka thënë se nuk ka të dhëna për vjedhjen e informacioneve të konsumatorëve.

Nuk është ende e qartë se kush ndodhet prapa këtij sulmi.
XS
SM
MD
LG