Ndërlidhjet

Përfundojnë bisedimet për Transdniesterin


Përfaqësuesi i OSBE-së, ambasadori Andriy Deshchytsia, ka kryesuar takimin 5+2 për Transdniesterin.
Përfaqësuesi i OSBE-së, ambasadori Andriy Deshchytsia, ka kryesuar takimin 5+2 për Transdniesterin.
Diplomatët janë takuar të martën në Lviv të Ukrainës për të diskutuar konfliktin e ngrirë rreth rajonit Transdniester të Moldavisë.

Përfaqësues nga Rusia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, ashtu si edhe nga Moldavia dhe Transdniesteri janë takuar në të ashtuquajturin format 5+2.

Në fund të bisedimeve, OSBE-ja ka lëshuar një deklaratë, e cila u bën thirrje palëve që të ruajnë vrullin për negociata.

Negociatat është thënë se do të vazhdojnë në muajin maj në qytetin Odesa.

Transdniesteri pro-rus ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990 dhe ka zhvilluar një luftë me këtë shtet më 1992.

Pavarësia e Transdniesterit nuk është njohur nga asnjë shtet.
XS
SM
MD
LG