Ndërlidhjet

Pistorius sërish para gjykatës


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius
Sot vazhdon seanca dëgjimore në rastin e olimpikut të Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen me paramendim të së dashurës së tij.

Në dëshminë e së martës, Pistorius ka thënë se ka qëlluar Reeva Steenkamp-in përtej derës së mbyllur të banjës, duke besuar se është një njeri që ka thyer shtëpinë e tij.

Vrapuesi, me këmbë të amputuara, ka mohuar se ka qëlluar qëllimisht Steenkamp-in më 14 shkurt.

Pistorius ka bërë histori në Olimpiadën e vitit 2012 në Londër, duke konkurruar me atletë me aftësi të pakufizuara.
XS
SM
MD
LG