Ndërlidhjet

Livni - udhëheqëse e re bisedimeve izraelito-palestineze


Tzipi Livni
Tzipi Livni
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ish-ministrja e Jashtme, Tzipi Livni, do të udhëheqë përpjekjet për ripërtërirjen e bisedimeve paqësore me palestinezët.

Ai po ashtu ka thënë se Livni do të shërbejë si ministre e drejtësisë në qeverinë e re, e cila pason zgjedhjet e janarit.

Netanyahu ka thënë se zgjedhja e Livnit, e cila ka qenë kritike e tij, është pjesë e planit për të formuar qeveri “të gjerë dhe stabile”.

Livni ka udhëhequr bisedimet paraprake të Izraelit me palestinezët.

Këta të fundit kanë thënë se ka pak gjasa për rifillimin e bisedimeve, nëse Qeveria e Netanyahit vazhdon me planet për ndërtimin e vendbanimeve të tjera izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor – tokë të cilën palestinezët e pretendojnë për “shtetin e ardhshëm”.

Bisedime substanciale të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve nuk ka pasur që dy vjet.
XS
SM
MD
LG