Ndërlidhjet

Cameron: Masakra në Indi, turp i Britanisë


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka vendosur kurora me lule pranë memorialit të masakrës së vitit 1919 në Indi, në të cilën forcat koloniale britanike kanë vrarë qindra indianë.

Kjo është hera e parë që një kryeministër britanik bën një gjest të tillë në qytetin Amritsar.

“Kjo ishte një ngjarje shumë e turpshme për historinë e Britanisë”, ka shkruar Cameron në librin e kujtimeve.

Mbretëresha Elizabeth ka vizituar memorialin Jallianwala Bagh në vitin 1997.

Sundimi britanik në këtë rajon ka marrë fund më 1947.
XS
SM
MD
LG