Ndërlidhjet

Gjykatësit spanjollë në protestë anti-qeveritare


Protesta në Spanjë, foto nga arkivi
Protesta në Spanjë, foto nga arkivi
Gjykatësit spanjollë i janë bashkuar të mërkurën protestave kundër shkurtimeve të shpenzimeve të kryeministrit Mariano Rajoy, duke zhvilluar kështu grevën e tretë të tyre që nga përfundimi i diktaturës së Francisco Francos në vitin 1975, njofton DPA.

Prokurorët iu bashkuan grevës për herë të parë.

Gjykatësit kanë protestuar kundër politikave të ashpra të kursimit të qeverisë, ku përfshihen shkurtime në buxhetin e gjyqësisë, si dhe të taksave të reja për qytetarët të cilët bëjnë ankesa legale.

Rreth 7 mijë e 500 gjykatës dhe prokurorë janë thirryur që t’i bashkohen grevës, e cila nuk është mbështetur nga shoqatat gjyqësore, të afërta me prartinë konservatore të Rajoys, Partinë e Popullit.

Qeveria përballet me protesta të gjithmbarshme kundër shkurtimeve buxhetore, në veçanti në shëndetësi dhe në sektorin e arsimit.
XS
SM
MD
LG