Ndërlidhjet

FIFA kërkon ndihmën e qeverive mbi kurdisjet


Logo e FIFA-s në ZVicër
Logo e FIFA-s në ZVicër
Kreu për sigurinë në FIFA tërhoqi verejtjen se lufta kundër kurdisjes së ndeshjeve nuk do të jetë e plotë pa mbështetjen e qeverive në të gjithë botën.

Siç raporton AP, Ralf Mutschke shpreson se biznesmeni i Singaporit, që akuzohet se ka udhëhequr një ndërmarrje kriminale, që ka bërë miliona nga bastet për lojërat e kurdisura italiane, do të sillet para drejtësisë me ndihmën e autoriteteve të Singaporit.

Duke folur në një konferencë në Malajzi, të bashkë-organizuar nga Interpoli dhe Konfederata Aziatike e Futbollit, Mutschke-s tha se gjyqtarët dhe lojtarët po ndalohen përjetë nga pjesëmarrja në ndeshje, derisa kreu i mashtrimit po ecën i lirë si pasojë e të metave ligjore.

Autoritetet policore të BE-së kanë bërë më dije më herët se bandat e organizuara të krimit kanë kurdisur ose janë përpjekur të kurdisin qindra ndeshje të futbollit në mbarë botën në vitet e fundit.

Europol tha se hetimi 8-mujor ka zbuluar 380 ndeshje të dyshimta në Evropë si dhe 300 ndeshje të diskutueshme jashtë kontinentit, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Jugore dhe Qendrore.
XS
SM
MD
LG