Ndërlidhjet

Grekët organizojnë grevën e parë në këtë vit


Athinë, foto nga arkivi
Athinë, foto nga arkivi
Mijëra grekë kanë dalë në protesta kundër masave të ashpra të kursimit, duke shkaktuar anulime të fluturimeve, të transportit ujor dhe shërbimeve mjekësore në grevën e parë për këtë vit në shtetin e pllakosur nga borxhet,

Rreth 15 mijë protestues kanë dalë në demonstratën e organziuar nga komunistët në Athinë dhe 20 mijë protetsues të tjerë në protestën e organizuar nga sindikatat e tjera.

Rreth 15 mijë protestues tjerë marshuan në Selanik.

Të ballafaquar me recesionin për të gjashtin vit me radhë, Greqia po mbështetet në pakot ndërkombëtare të shpëtimit, për të shmangur falimentimin dhe për të rimëkëmbur ekonominë.

Që nga viti 2010, Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë zotuar t’i japin 240 miliardë euro në kreditë e shpëtimit këtij vendi.
XS
SM
MD
LG