Ndërlidhjet

Forcat afgane dhe të NATO-s vrasin 25 kryengritës


Forcat afgane te sigurise, foto nga arkivi

Forcat afgane te sigurise, foto nga arkivi

Forcat e NATO-s dhe ato afgane kanë vrarë të paktën 25 kryengritës dhe tre udhëheqës të tyre në operacione të ndara për rreth vendit, bënë të ditur zyrtarë afganë dhe të koalicionit.

Ky incident është një indikaicon se lufta në Afganistan, pas 11 viteve të konfliktit, është larg përfundimit edhe pse SHBA-të dhe forcat aleate filluan shpejt tërheqjen dhe dorëzimin e rolit udhëheqës të sigurisë tek afganët.

Luftimet pritet po ashtu të intensifikohen, si zakonisht në sezonin pranveror pasi bora e madhe që mbulon shumicën e pjesës veriore dhe lindore të Afganistanit fillon të shkrihet.

NATO ka përafërsisht 100 mijë ushtarë në Afganistan, përfshirë rreth 66 mijë nga SHBA. Amerika pritet të tërheqë 34 mijë ushtarë të saj brenda vitit dhe aleatët e saj po ashtu pritet të zvogëlojnë numrin e ushtarëve në mënyrë të konsiderueshme.

Forcat afgane dëshirojnë të marrin udhëheqjen për sigurinë në fillim të pranverës, disa muaj përpara afatit që ishte planifikuar.
XS
SM
MD
LG