Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet seanca kundër Pistorius


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Seanca dëgjimore për lirimin me kaucion të vrapuesit olimpik të Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen me paramendim të së dashurës së tij, është shtyrë për të enjten.

Gjatë seancës së të mërkurës, prokurorët kanë paraqitur më shumë detaje kundër tij.

Një polic hetues tha se dëshmitarët kanë dëgjuar “nonstop” bërtima nga shtëpia e Pistoriusit para se Reeva Steenkamp të qëllohej ëpr vdekje. Ai tha se një sasi e municionit të palicensuar është gjetur në shtëpinë e tij.

Prokurorët dëshirojnë që Pistorius të mos lirohet me kaucion.

Në dëshminë e mëhershme, Pistorius ka thënë se ka qëlluar Reeva Steenkamp-in përtej derës së mbyllur të banjës, duke besuar se është një plaçkitës ka thyer shtëpinë e tij.

Vrapuesi, me këmbë të amputuara, ka mohuar se ka qëlluar qëllimisht Steenkamp-in më 14 shkurt.

Pistorius ka bërë histori në Olimpiadën e vitit 2012 në Londër, duke konkurruar me atletë me aftësi të pakufizuara.
XS
SM
MD
LG