Ndërlidhjet

Protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve në Armeni


Jerevan

Jerevan

Disa mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën në kryeqytetin armen, Jerevan, për të kundërshtuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të së hënës, të cilat i dhanë fitoren presidentit Serzh Sarkisian.

Mbështetësit e ish-ministrit të jashtëm Rafi Hovannisian, sfiduesi kryesor i Sarkisianit, janë mbledhur të mërkurën në Jerevan për të kërkuar anulimin e rezultateve.

Sarkisian u shpall fitues i zgjedhjeve me 58.64 për qind të votave, kundrejt 36.75 për qind që i mori Hovannisian.

Autoritetet e BE-së thanë se Armenia ka shfaqur përparim demokratik gjatë votimit, por theksuan se vendi ka nevojë për të adresuar mangësitë e identifikuara nga monitoruesit ndërkombëtarë.

Vëzhguesit nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së thanë se në zgjedhje mungoi konkurrenca e vërtetë, pasi dy kandidatët kryesorë u tërhoqën nga gara në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG