Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve grekë


Athinë, 20 shkurt, 2013
Athinë, 20 shkurt, 2013
Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që gjuanin me gurë në Athinë, derisa mijëra qytetarë marshuan drejt parlamentit, gjatë grevës së përgjithshme, të parën për këtë vit.

Rreth 35 mijë qytetarë iu bashkuan protestes së sindikatës në kryeqytet kundër masave të ashpra të kursimit. Në Selanik marshuan rreth15 mijë protestues të tjerë.

Greva ka shtyrë aeroportin të anulojë ose të ndryshojë orarin e qindra fluturimeve derisa spitalet po operojnë me staf të reduktuar.

Të ballafaquar me recesionin për të gjashtin vit me radhë, Greqia po mbështetet në pakot ndërkombëtare të shpëtimit, për të shmangur falimentimin dhe për të rimëkëmbur ekonominë.

Koalicioni qeverisës i përbërë nga tri parti, thotë se nuk ka alternativë ndaj masave të ashpra të kursimit, të cilat kërkohen nga kreditorët e huaj për kreditë jetike që do ta pengonin falimentimin e vendit.
XS
SM
MD
LG