Ndërlidhjet

logo-print

Skandali me mish kali përhapet dhe në Azi


Ilustrim

Ilustrim

Skandali evropian me mish kali është përhapur në Azi, ku lazanje të prodhuara nga një kompani e huaj janë larguar nga dyqanet në Hong Kong, derisa zyrtarët çekë kanë
urdhëruar veprime të ngjashme me ushqimin, të cilit i është vënë etiketa e rrejshme se është mish viçi.

Kompanitë të mëdha janë përfshirë në skandalin me mish kali, përfshirë Nestle-n, kompaninë më të madhe në botë të ushqimit, prodhuesin brazilian të mishit të viçit, JBS dhe rrjetet e supermarketeve britanike, Tesco.

Autoritetet e Hong Kongut urdhëruan ParknShop, një rrjet të madh të supermarketeve në qytet, që të heqë lazanjet e bëra nga Findusi, një kompani që gjendet në qendër të skandalit.

Në Evropë, Republika Çeke u bë vendi i fundit që u ngatërrua në këtë çështje, me inspektorët e ushqimit që urdhëruan Tescon të tërheqë produktet e ngrira të Nowaco-s, pasi që gjetën mish kali në lazanjën e “viçit”.
XS
SM
MD
LG