Ndërlidhjet

Daçiq: Jo shuarjes së strukturave pa e gjetur zëvendësimin


Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele pa qenë i sigurt se kush do t'i zëvendësojë ato.

Pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton, Daçiq ka bërë të ditur se, në takim është diskutuar edhe për modalitetet e funksionimit e institucioneve në veri.

“Kur flasim edhe për konstituim të institucioneve, flasim për sundim të ligjit, në fakt ata flasin, ndërsa ne themi se nuk kemi struktura paralele. Flasim edhe për arsimin dhe financimin e tyre”, është shprehur Daçiq.

Kryeministri serb, ka thënë se transformimi i institucioneve paralele në serbi do të ndodhë vetëm pasi të bëhet e qartë se kush do t'i zëvendësoj ato.

“Ne, sigurisht, se nuk do t'i largojmë insitutcionet tona nga Kosova përderisa nuk bëhet e qartë se kush do t’i zëvendësojë dhe se çfarë organesh do të jenë ato. Ne pajtohemi që ato të jenë institucione të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shprehur të njëjtin opinion me homolgun e tij, kryeministrin e Thaçi se, janë pajtuar për krijimin e grupeve të ekspertëve për gjetjen e formave të zëvendësimit të këtyre institucioneve paralele.
XS
SM
MD
LG