Ndërlidhjet

Rajoy: E shpëtova ekonominë nga katastrofa


Kryeminisri spanjoll, Mariano Rajoy

Kryeminisri spanjoll, Mariano Rajoy

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy deklaroi se ai e ka shpëtuar ekonominë e vendit nga katastrofa ekonomike dhe u zotua se do ta luftojë korrupsionin në një fjalim adresuar kombit.

Lideri konservator 57 vjeçar është zotuar se do të vazhdojë me programin e kufizimeve buxhetore dhe të reformave ekonomike, pavarësiht se rreth 6 milionë njerëz në vendin e tij janë të papunë, apo 26 për qind e popullsisë.

“E kemi lënë prapa kërcënimin e katastrofës dhe po fillojmë të shohim rrugën për të ardhmen”, ka thënë Rajoy, partia e të cilit erdhi në pushtet në dhjetor të 2011 pasi që mposhti socialistët në zgjedhjet në mbarë vendin.

Ndërkohë, të mërkurën në Spanjë gjykatësit dhe prokurorët iu kanë bashkuar protestave të vazhdueshme kundër masave të ashpra të kursimit.
XS
SM
MD
LG