Ndërlidhjet

Suedezi premton karikatura tjera të profetit Muhamed


 Lars Vilks
Lars Vilks
Një artist suedez që ka marrë kërcënime me vdekje, pasi që kishte pikturuar profetin islamik Muhamed si një qen, tha të mërkurën se do të paraqesë karikatura të reja të profetit në një ekspozitë në fund të këtij viti në Malmë, qytet ku banojnë numër i madh emigrantësh.

“Është e rëndësishme që të vazhdoj, sepse nëse tërhiqesh për shkak të kërcënimeve, nënkupton se i ke braktisur parimet demokratike”, ka thënë Lars Vilks.

Artisti është përballë më një numër kërcënimesh me vdekje që nga viazatimi i profetit islamik në vitin 2007, karikaturë e cila ishte publikuar në një të përditshme suedeze rajonale Nerikes Allehanda, e cila ilustronte një editorial mbi lirinë e shprehjes.
XS
SM
MD
LG