Ndërlidhjet

Sot pritet miratimi i dorëheqjes së qeverisë bullgare


Bullgari - kryeministri Bojko Borisov gjatë seancës në parlament
Bullgari - kryeministri Bojko Borisov gjatë seancës në parlament
Qeveria e Bullgarisë ka dhënë dorëheqje pas protestave të dhunshme mbarëkombëtare që zgjaten disa ditë. Protestat u nxitën nga ngritja e madhe e çmimit të energjisë, por pastaj ato u kthyen kundër qeverisë, ku demonstruesit i kanë akuzuar ata për dështim në frenim të korrupsionin të përhapur dhe për të përmirësuar standardet e jetesës.

Katërmbëdhjetë persona u plagosën pasi që protestuesit filluan përleshjen të martën me policinë në kryeqytet, Sofje.

Kryeministri Bojko Borisov në një fjalim të tij të mërkurën në parlament tha se, qeveria e tij e qendrës së djathtë nuk dëshiron më shumë dhunë dhe kështu u kërkua dorëheqja para parlamentit.

Pavarësisht dorëheqjes së qeverisë, protestat vazhduan të mërkurën. Rreth një mijë kundërshtarë të kryeministrit si dhe disa qindra mbështetës të tij të mbledhur në qendër të qytetit, janë mbajtur larg nga policia të armatosur rëndë.

Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme të dhunës. Parlamenti pritet që të enjten të pranojë dorëheqjen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG