Ndërlidhjet

Vriten të paktën 20 veta nga një sulm ajror në Siri


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Aktivistët sirianë thonë se një sulm ajror pranë kryeqytetit sirian, Damaskut, ka vrarë të paktën 20 njerëz. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se, njerëz të tjerë nga frika janë fshehur në rrënoja pas bastisjes në periferi të Hamouriyeh të mërkurën.

Një grup tjetër aktivistësh, Komitetet Lokale Koordinuese, thonë se numri i të vrarëve është më i lartë, duke duke e ngritur atë në 35 dhe dhjetra të plagosur. Gjithashtu të mërkurën, aktivistët thanë se një raketë goditi qendrën e komandës së një grupi rebel pranë Damaskut, duke plagosur drejtuesin e grupit.

Media shtetërore tha se, një lojtar futbolli u vra kur një bombë mortajë goditi një stadium në qendër të kryeqytetit.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 70 mijë njerëz janë vrarë që prej kryengritjes kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Asadit në Siri e cilia filloi në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG