Ndërlidhjet

Programi bërthamor: Fuqitë botërore, përgatisin ofertë per Iranin


foto ilustruese
foto ilustruese
Një diplomat perëndimor është cituar të ketë thënë se gjashtë fuqitë botërore janë të gatshme të bëjnë një ofertë "serioze" dhe “të konsiderueshme” për Iranin gjatë bisedimeve javën e ardhshme që synojnë zgjidhjen e ngecjes mbi programin bërthamor të këtij shteti.

Diplomati i paidentifikuar u citua nga agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters.

Ky diplomat nuk pranoi të japë detaje në lidhje me ofertën, duke thënë vetëm se ajo ka “elemente të reja të rëndësishme”.

Përfaqësues të Iranit më 26 shkurt do të takohen në Almati të Kazakistanit, me zyrtarë të Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në raundet e bisedimeve vitin e kaluar, nuk u arrit të ketë përparim lidhur me kërkesat për ndaljen e programit të Iranit për pasurim të uraniumit, proces ky i cili mund të përdoret për të prodhuar armë bërthamore.

Irani mohon çdo përpjekje për prodhim të armës bërthamore.
XS
SM
MD
LG