Ndërlidhjet

Brazili negocion për të blerë armë ruse


Brazil - Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev në takim me zëvendëspresidentin e Brazilit, Michel Temer
Brazil - Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev në takim me zëvendëspresidentin e Brazilit, Michel Temer
Brazili është duke e shqyrtuar mundësinë për blerjen e raketave ruse të sistemeve antiajrore për të mbrojtur qiellin gjatë kohës kur Brazili është nikoqir në kampionatin botëror të futbollit në vitin 2014 dhe Lojërave Olimpike 2016.

Marrëveshja ishte diskutuar gjatë vizitës së kryeministrit rus Dmitri Medvedev në Brazil, e cila filloi të mërkurën. Ministria e Mbrojtjes së Brazilit tha se ky shtet është i interesuar të blejë raketa tokë-ajër me rreze të mesme veprimi të tipit Pantsir S1 dhe bateri artilerie.

Zyrtarët thanë se negociatat mbi një kontratë do të fillojnë në muajin mars. Ende nuk dihet vlera e mundshme e këtyre pajisjeve ushtarake në rast se zbatohet marrëveshja.

Zyrtarët thanë se, Brazili është duke kërkuar të blejë teknologji nga Rusia, ndërsa kompanitë braziliane të mbrojtjes mund të prodhojnë armët vetë.

Brazili dhe Rusia janë partnerë në grupin e ekonomive më të mëdha në zhvillim, ku përfshihen gjithashtu India, Kina dhe Afrika e Jugut.
XS
SM
MD
LG