Ndërlidhjet

logo-print

Razvozzhayev, lirohet nga izolimi në vetmi


Rusi - aktivisti opozitar rus Leonid Razvozzhayev

Rusi - aktivisti opozitar rus Leonid Razvozzhayev

Aktivisti opozitar rus i burgosur Leonid Razvozzhayev është liruar nga izolimi në vetmi dhe i është kthyer qelisë së rregullt të burgut.

Shërbimi Federal i Institucioneve Korrektuese (GUFSIN) në Irkutsk Oblast deklaroi se Razvozzhayev qëndroi në më pak se tri ditë në vetmi, sepse ai kërkoi falje për "ndalimin e hyrjes së personelit mjekësor në qelinë e tij dhe për vendosjen e peshqirit mbi shufrat e derës së qelisë së tij".

Razvozzhayev-it iu shqiptuan pesë ditë izolim në vetmi të martën. Ai u arrestua në tetorin e kaluar për rolin e tij të dyshuar në organizimin e palejuar të protestave të dhunshme në Moskë në maj të vitit të kaluar.

Ai është akuzuar gjithashtu për grabitje të armatosur në lidhje me një incident para 15 viteve në Siberi, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për raportim të rremë të krimit.

Razvozzhayev ka insistuar se autoritetet e kanë rrëmbyer atë nga Ukraina, duke e sjellur atë përsëri në Rusi dhe se e kanë torturuar atë për ta detyruar që të rrëfejë.
XS
SM
MD
LG