Ndërlidhjet

Rasmussen: Të rriten investimet në mbrojtje


Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Shefi i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen, u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të mos bëjnë shkurtime të mëtejshme në shpenzimet e mbrojtjes.

Duke folur të enjten para një takimi të ministrave të mbrojtjes së kësaj Aleance, Rasmusen tha se shkurtimet e më tejshme do të kenë një "ndikim negativ në aftësinë tonë për të siguruar mbrojtje efikase dhe mbrojtjen e popullsive tona".

Rasmussen i ka këshilluar qeveritë e shteteve anëtare të NATO-s për "përdorim më efikas të burimeve që krijohen nëpërmjet bashkëpunimit shumëkombësh".

Ai tha se pas shërimit të ekonomive, anëtarët e aleancës duhet të fillojnë sërish të rrisin investimet në mbrojtje. Rasmussen foli edhe në lidhje me tërheqjen e planifikuar të forcave të NATO-s nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG