Ndërlidhjet

Meksikë: Qeveria kishte lidhje me zhdukjen e 249 njerëzve


Ish-presidenti e Meksikës, Felipe Cardelon

Ish-presidenti e Meksikës, Felipe Cardelon

Organizata e SHBA-së, Human Rights Watch, ka publikuar një raport që ndërlidh forcat e sigurisë së Meksikës me zhdukjen e të paktën 249 njerëzve.

Raporti i publikuar të mërkurën titullohet “Të zhdukurit e Meksikës: Çmimi i Madh i një Krize të Injoruar”. Ky raport përqëndrohet tek njerëzit që kanë humbur ndërmjet viteve 2007 dhe 2012 gjatë kohës së presidentit Felipe Calderon.

Në raport thuhet që më shumë se në 140 raste të zhdukjeve “agjentët e shtetit kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në krime ose në mënyrë të tërthortë përmes përkrahjes apo pranimit të heshtur”.

Vlerësohet se 70,000 njerëz ishin vrarë në luftën kundër kriminelëve të karteleve të drogës gjatë kohës së presidentit Calderon.

Sipas Human Rights Watch lufta kundër karteleve të drogës “ka prodhuar rezultate shkatërrimtare” dhe “në vend se të forcojë sigurinë publike, këto abuzime kanë acaruar e shkaktuar edhe më shumë klimën e dhunës, shkeljet ligjore dhe frikën”.
XS
SM
MD
LG