Ndërlidhjet

Sulme vdekjeprurëse në Indi


Hyderabad, 21 shkurt 2013.
Hyderabad, 21 shkurt 2013.
Sulmet me bomba në jug të Indisë kanë vrarë së paku 11 njerëz dhe kanë plagosur rreth 50 të tjerë.

Ministria e Brendshme ka thënë se bombat kanë qenë të vendosura në motoçikleta dhe kanë shpërthyer njëra pas tjetrës.

Kryeministri Manmohan Singh i ka cilësuar shpërthimet si “sulme të poshtra” dhe është zotuar se autorët e tyre do të përballen me drejtësinë.

Ai i ka bërë thirrje opinionit që të mbetet i qetë dhe të ruajë paqen.

Qyteti ku kanë ndodhur sulmet quhet Hyderabad dhe ka rreth 6.8 milionë banorë.
XS
SM
MD
LG