Ndërlidhjet

Protesta masive në Bruksel


Ilustrim
Ilustrim
Së paku 30,000 njerëz kanë protestuar të enjten në Bruksel kundër masave të kursimit. Protestat janë thirrur nga tri sindikatat më të mëdha të qytetit.

Ndonëse ato nuk kanë apeluar për grevë të përgjithshme, transporti publik është ndërprerë në disa rajone.

Sindikatat kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të ngrirë pagat, si dhe pagesat e mirëqenies sociale.

Protestat në Bruksel pasojnë demonstratat masive kundër masave të kursimit në Greqi dhe Spanjë, të cilat janë mbajtur të mërkurën, përkatësisht të dielën.
XS
SM
MD
LG