Ndërlidhjet

Rusia do llogari nga SHBA-ja për vdekjen e fëmijës


Max Shatto
Max Shatto
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë i ka kërkuar Departamentit amerikan të Drejtësisë që ta njoftojë rregullisht me rezultatet e hetimit të vdekjes së vogëlushit rus, të birësuar nga një familje amerikane.

Zyra ka thënë se është në pritje të rezultateve të autopsisë nga Teksasi, ku djali trevjeçar, Max Shatto, ka vdekur muajin e kaluar.

Autoritetet amerikane nuk u kanë lejuar zyrtarëve rusë që të marrin pjesë në hetime.

Shefja e mjekësisë ligjore në Teksas, Shirley Standefer, ka thënë se ka pasur shenja në trupin e djalit, por nuk ka konfirmuar nëse ato kanë qenë të shkaktuara nga abuzimi.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme ruse, Konstantin Dolgov, ka thënë sot se ka arsye për të besuar se djali ka vdekur nga “trajtimi mizor dhe çnjerëzor”.
XS
SM
MD
LG