Ndërlidhjet

Mbi 50 persona të vrarë në Damask


Damask, 21 shkurt 2013.
Damask, 21 shkurt 2013.
Mediat shtetërore të Sirisë thonë se të paktën 53 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në qendër të Damaskut.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se makina bombë ka shpërthyer pranë selisë së partisë në pushtet, Baath, dhe Ambasadës së Rusisë.

Ministria e Jashtme e Sirisë ka fajësuar “grupet terroriste”, të cilat “kanë lidhje me Al Kaidën”.

Ambasada ruse ka thënë se janë thyer disa xhama të ndërtesës së saj.

Të enjten, po ashtu ka pasur raporte për rënie dy mortajeve në një ndërtesë ushtarake në Damask.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se së paku 13 persona, përfshirë 10 ushtarë, kanë humbur jetën në sulm.

Konflikti midis kryengritësve rebelë dhe forcave qeveritare të Sirisë ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG