Ndërlidhjet

logo-print

ANEB: Irani më pranë armës bërthamore


Uzina bërthamore Natanz

Uzina bërthamore Natanz

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka thënë se Irani ka nisur instalimin e centrifugave më të avancuara në uzinën e tij kryesore për pasurim të uraniumit.

Në raportin e ri të ANEB-it thuhet se centrifugat e tilla në Natanz i mundësojnë Iranit që të përshpejtojë akumulimin e materialit, që mund të përdoret për armë bërthamore.

Raporti është publikuar vetëm pesë ditë para rifillimit të bisedimeve midis gjashtë fuqive të mëdha dhe Iranit, për programin e tij bërthamor.

Përfaqësues të Republikës Islamike do të takojnë më 26 shkurt në Almati të Kazakistanit përfaqësuesit e Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Irani thotë se pasuron uranium për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG