Ndërlidhjet

Mbi 60 të vrarë nga sulmet në Damask


Damask, 21 shkurt 2013.

Damask, 21 shkurt 2013.

Më shumë se 60 njerëz janë vrarë të enjten në Damsak, në njërën prej ditëve më vdekjeprurëse prejse ka nisur kryengritja siriane, gati dy vjet më parë.

Mediat shtetërore kanë thënë se 53 njerëz kanë humbur jetën, pas shpërthimit të makinës bombë pranë selisë së partisë në pushtet, Baath, dhe Ambasadës së Rusisë.

Aktivistët anti-regjim kanë thënë se numri i të vrarëve është 59.

Ndërtesa e Ambasadës ruse është dëmtuar, por zyrtarët kanë thënë se asnjëri prej stafit nuk është lënduar.

Vazhdon ende të mbetet e paqartë se kush është përgjegjës për sulmin.

Së paku tetë njerëz janë raportuar të vrarë në një tjetër sulm në Damask, i cili po ashtu ka ndodhur të enjten.

Konflikti ndërmjet kryengritësve rebelë dhe forcave qeveritare të Sirisë ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.
XS
SM
MD
LG