Ndërlidhjet

logo-print

Pistorius, në pritje të vendimit


Atleti olimpik, Oscar Pistorius.

Atleti olimpik, Oscar Pistorius.

Gjykata në Afrikën e Jugut do të vendosë sot nëse do të lirojë ose jo me kusht vrapuesin olimpik, Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen e së dashurës së tij.

Gjatë seancave dëgjimore të kësaj jave në Pretoria, prokurorët kanë argumentuar se Pistorius ka vrarë qëllimisht Reeva Steenkamp-in, 29 vjeçe, më 14 shkurt.

Avokatët e atletit me këmbë të amuptuara kanë thënë se ai e meriton të lirohet me kusht dhe se “është shumë i famshëm për të bërë përpjekje për të ikur”.

Pistorius ka thënë se ka qëlluar të dashurën gabimisht, duke menduar se është hajdut që ka hyrë në shtëpinë e tij dhe është fshehur në banjo.

Të enjten, policia ka larguar një detektiv të lartë në hetim, pasi ai akuzohet për tentim-vrasje në një rast të veçantë.

Pistorius ka bërë histori në Olimpiadën e Londrës më 2012, kur ka garuar me atletë më aftësi të pakufizuara.
XS
SM
MD
LG