Ndërlidhjet

logo-print

NATO diskuton zgjerimin e forcës afgane


Takimi i NATO-s në Bruksel, 21 shkurt 2013.

Takimi i NATO-s në Bruksel, 21 shkurt 2013.

Angazhimet e ardhshme në Afganistan pritet të diskutohen sot, në ditën e dytë të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, në Bruksel.

NATO-ja raportohet se po shqyrton planet për të ndihmuar Afganistanin që të mbajë një forcë prej rreth 350,000 trupash, deri së paku në vitin 2018.

Forcat luftarake, të udhëhequra nga Aleanca Veriatlantike, pritet të tërhiqen nga Afganistani në fund të vitit 2014, por, megjithatë, ka shqetësime për sigurinë, për shkak të kërcënimeve talibane.

Vitin e kaluar, NATO-ja është pajtuar të sigurojë fonde për një forcë afgane prej rreth 230,000 trupash, pas 2014-ës.

Financimi i një force të zgjeruar afgane do t’iu kushtonte vendeve të NATO-s miliarda dollarë më shumë.

I pyetur për propozimin, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se shuma do të ishte më pak se kostoja e mbajtjes së forcave të Aleancës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG