Ndërlidhjet

Chavez vazhdon me problemet e frymëmarrjes


Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, me të bijat.

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, me të bijat.

Qeveria e Venezuelës ka bërë të ditur se presidenti Hugo Chavez vazhdon të ketë probleme me frymëmarrje.

Ministri për Informim, Ernesto Villegas, ka thënë se trajtimi i deritashëm nuk i ka sjellë shumë përparim.

Chavez është kthyer të hënën në Karakas, pas operacionit të katërt nga kanceri në Kubë dhe pas më shumë se dy muaj qëndrimi në një spital të Havanas.

Përveç në disa foto të lëshuara së fundmi nga qeveria, Chavez nuk është parë ose dëgjuar publikisht qysh para operacionit, më 11 dhjetor.

Chavez ka udhëhequr Venezuelën gjatë 14 vjetëve të fundit.
XS
SM
MD
LG