Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhjet në Egjipt në katër faza


Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka lëshuar një dekret për fillimin e zgjedhjeve parlamentare më 27 prill dhe mbarimin e tyre në muajin qershor.

Dekreti bën të ditur se votimi do të zhvillohet në katër faza dhe se Kuvendi i ri popullor do të mblidhet më 6 korrik.

Fushata zgjedhore do të zhvillohet në një Egjipt të ndarë thellë midis partive islamike, të cilat mbështesin presidentin, dhe atyre laike, që thonë se vendi nuk ka përmbushur synimet demokratike të revolucionit të vitit 2011.

Kryengritja e dy vjetëve më parë ka çuar në rrëzimin e sunduesit veteran të Egjiptit, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG